Sport

Tirana i rikthehet fushës së stërvitjes…

Orges Shehi fillon sezonin e tij të tretë në krye të bardhebluve

15 Qershor 2023, 16:26 Nga DOSJA
Tirana i rikthehet fushës së stërvitjes…

TIRANE - Pas rreth 10 ditësh pushim, Tirana i rikthehet stërvitjes për të mbajtur deri diku ritmin në një periudhë kur pritet shorti i Kupave të Europës dhe shumë shpejt do të rifillojnë aktivitetet europiane për bardheblutë, të cilët e mbyllën vitin e shkuar me pikë të barabarta me Partizanin, por në vendin e dytë për shkak të përballjeve direkte.

Orges Shehi fillon vitin e tretë nga java e parë me bardheblutë, pavarësisht kërkesave të shumta që pati si nga presidentët e skuadrave vendase, ashtu edhe nga ato jashtë kufijve. 

“Kemi bashkëjetuar prej rreth 2.5 vite dhe tashmë e njohim njëri-tjetrin dhe ia dimë të mirat dhe të kqijat, skuadra është pothuajse 80% po ajo e vitit të shkuar, kam marrë edhe garancinë e drejtuesve se do të kem një skuadër konkurruese dhe pa dyshim impakti i tifozerisë, më bëri që të mos shohësh për vend tjetër, por të qëndroj këtu,”- shprehet Shehi duke dashur edhe të tregojë arsyenv e rinovimit.

A jeni i kënaqur me sezonin që u mbyll, kishte diçka që mund të bënit më mirë?

“Nga formacioni i vitit që dolëm kampion, ku dominuam me 10 apo 12 pikë përpara, na u larguan rreth 8 lojtarë. Një tranzicion të tillë të madh nuk ka skuadër që e përballon, por ne jemi të lumtur që e çuam kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin, duke patur këto rrjedhje futbollistësh. Shpresoj që ai tranzicion i madh i vitit të shkuar të mos ndodhi më këtë vit”.

Kur e pyet Shehin se cili është objektivi i tij dhe pritshmëritë për sezonin e ri, ai përgjigjet:

“Unë jam trajneri i klubit që ka shumë tituj kështu që të pyesësh një trajner, jo vetëm mua por këdo që ka Tiranën, cili është objektivi, kjo pyetje e ka përgjigjen brenda: Tirana e ka objektivin gjithmonë për të qenë në krye të renditjes”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll