Sport

Nëna e Mbappe, Faiza Lamari, synon të bëhet menaxherja e më madhe në Francë...

Nëna e Kylian Mbappe, Faiza Lamari, e cila deri tani ka luajtur rolin e menaxherit të djemve të saj, do të mundohet të përfaqësojë edhe futbollistë të tjerë.

15 Qershor 2023, 16:22 Nga DOSJA

Nëna e Mbappe, Faiza Lamari, synon të bëhet menaxherja e më

FRANCE - Emri i mamasë së Kylian Mbappes, Faiza Lamari, ka pushtuar shumë mediat në 24 orët e fundit, pasi u bë e ditur se Mbappe nuk do të rinovojë partneritetin e tij me Parisin në fund të sezonit të ardhshëm.

Faiza Lamari deri më tani ka përfaqësuar si agjente djemtë e saj, Killian dhe Ethan. Por tani ajo është në kërkim të përfaqësimit të futbollistëve të tjerë. Sipas “L’Equiqe” i pari do të jetë 19-vjeçari Ryan Cerki, i cili luan në Lion.

Nëna e Mbappe, Faiza Lamari, synon të bëhet menaxherja e më

Në të njëjtën kohë, ajo po diskuton edhe me Ashraf Hakimin, me të cilin Kylian Mbappe mban marrëdhënie të shkëlqyera.

Prandaj, qëllimi kryesor i saj është të krijojë një rrjet sportistësh për t'i përfaqësuar ata. Në fakt, nëna e francezit është ndër të tjera presidentja e kompanisë pariziane KEWJF, e cila e ka marrë emrin nga shkurtesat e emrave të familjarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll