Aktualitet

Vrau kolegun e punës pasi e bullizonte, Prokuroria jep pretencën për ish-efektivin e arrestuar, kërkon 35 vite burg

Mësohet se për Zaimin, prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. 

15 Qershor 2023, 15:43 Nga I.A
Vrau kolegun e punës pasi e bullizonte, Prokuroria jep pretencën
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën e saj në lidhje me ish-efektivin Ludjan Zaimi. Zaimi një vit më parë ka qëlluar për vdekje kolegun e tij brenda Çaush Saliasi brenda komisariatit numër 3. Mësohet se për Zaimin, prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. 

Vrasja e Çaush Saliasit ndodhi më 23 Maj të vitit 2022 në Tiranë. Ludjan Zaimit pretendoi se shpesh herë bullizohej nga kolegu i tij. Konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta, duke bërë që pas përplasjes verbale në Komisariat, Zaimi të marë pistoletën e shërbimit dhe të qëllojë në drejtim të Caush Saliasi, duke e lënë të vdekur në vend. Avokati i autorit është shprehur për mediat se Zaimi ka pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.

ludjan zaimi Çaush saliasi

Sondazh

Poll