Ekstradohet nga Greqia Olsi Leku, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan në 2012
44-vjeçari, i arrestuar më 2020 në Greqi, akuzohet se më 15 gusht 2012 në lagjen "Çlirimi", Elbasan ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri dhe të atin e tij të moshuar.
TIRANË- Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Jorgo Leku, alias Olsi Leka alias Giorgio Lekoi, i akuzuar për vrasje të dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan. Sipas Policisë së Shtetit, 44-vjeçari, i arrestuar më 2020 në Greqi, akuzohet se më 15 gusht 2012 në lagjen "Çlirimi", Elbasan ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri dhe të atin e tij të moshuar. Emri i tij u zbardh nga Ervis Bardhi i cili ishte i penduari i drejtësisë për vrasjen që tronditi Elbasanin.
Olsi Leku ishte në rolin e ekzekutorit për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Më 19 Prill 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm edhe Ardjan Çapjan dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjen e dyfishtë, ndërsa për dy bashkëpunëtorët e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Canin, u caktua një dënim me nga 25 vjet burgim.
Treshja gjykuese, dënoi me 16 vjet burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhin, i cili ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca drejt Shqipërisë, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. -Shtetasi i ekstraduar nga Greqia, i akuzuar për ekzekutimin e 2 shtetasve (babë e bir), në Elbasan, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. -Shtetasi i ekstraduar nga Franca, i dënuar me 5 vjet burgim, për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave. Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin ku ata duhet të kryejnë dënimin, janë kapur në Greqi dhe në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J. L. alias O. L. Alias G. L., 44 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi GJKKO ka miratuar vendimin penal të datës 12.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. dhe N. B. (babë e bir).
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Paris, është kapur në Francë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi Redi Dizdari, 43 vjeç, i dënuar më parë. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim. Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave. Të dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Sondazh
Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur
Policia e Shtetit TIRANE- Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 49-vjeçar me inicialet S. K., pasi akuzohet se...
Plagosja e 22-vjeçarit në Lezhë, Policia arreston autorin, hetohen dy shokët e tij (EMRAT)
Policia LEZHË- Zbardhet plagosja e Aleks Laskës në 8 maj në Lezhë. Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Xhuliano Frroku...
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, nis gjyqi ndaj Davide Pecorellit, italiani s'merr pjesë
Davide Pecorelli ITALI- Davide Pecorelli do përballet më drejtësinë. Ka nisur në Gjykatën e Shkodrës gjyqi ndaj biz...
Po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, kapet 33 vjeçari në Himarë (VIDEO + EMRI)
Momenti i ndalimit VLORË- Një 33 vjeçar, i identifikuar si Enrik Proda, ka rënë në prangat e policisë së Him...
U arrestua nga operacioni 'Shpirti', GJKKO shpall mos kompetencë për ish-prokurorin Maksim Sota
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për ish-prokurorin...
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, afati i fundit 20 korrik, emrat e propozuar nga opozita
Avokati i Popullit TIRANË- Brenda 20 korrikut që është seanca e fundit e parlamentit për këtë sesion do të zgjidhet...
Trafik mjetesh motorike Kosovë - Shqipëri, jepet dënimi për anëtarët e grupit
foto ilustruese GJKKO ka shpallur vendimin për të akuzuarit për trafik të mjeteve motorike nga Kosova në Shqipëri. Në s...
Shqetësoi banorët me muzikën e lartë në lokal, ndiqet penalisht 30-vjeçari në Shkodër
policia sekuestron pajisjet SHKODER- Një 30-vjeçar është proceduar penalisht në Shkodër, pasi në lokalin në pron...
Nis të premten nga ora 15:00-22:00/ Lehtësi për sezonin turistik, kufizohen kamionët me mallra në akset kryesore në ditët e fundjavës
Foto ilustruese TIRANË- Në nisje të sezonit turistik, Policia e Shtetit ka marrë masa për shmangien e trafikut dhe të leht&eu...
EMRAT- Sherr për pronën mes dy vëllezërve në Dibër, Policia i arreston të dy
Policia DIBËR- Një sherr për pronën ka bërë që dy vëllezër të përplasen me njëri-tjetrin fiziki...
