Sport

VIDEO/ Leo Messi bëri atë që di të bëjë, shënoi golin më të shpejtë në karrierë, pas 79 sekondash në miqësoren ndaj Australisë

Lionel Messi hapi miqësoren me golin e shënuar për Argjentinën kundër Australisë në Pekin. Ai realizoi golin më të shpejtë të karrierës së tij, pas 79 sekondash.

15 Qershor 2023, 15:31 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi bëri atë që di të bëjë,

KINE - Kampionia e botës, Argjentina, kaloi e para në epërsi ndaj Australisë në miqësoren e dy skuadrave në Pekin, me një gol historik për Lionel Messin.

“Pleshti” goditi befasisht nga jashtë zonës për të shënuar golin e parë të ndeshjes, 79 sekondash, duke i dhënë Albicelestes epërsinë 1-0 dhe golin më të shpejtë të karrierës së tij.

Superylli argjnetinas, i cili në sezonin e ri do të luajë me Interin e Miamit, arriti në 103 gola me kombëtaren dhe në total 807.

Golat më të shpejtë që ai kishte shënuar deri më tani ishin 2:06 për Barcelonën kundër  Chelseat në 2018 dhe 2:46 për Argjentinën kundër Nigerisë në 2014.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll