Politike

Pengmarrja e 3 policëve në Veri të Kosovës, Rama reagon me 5 PIKA: Duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

Në 5 pika, Rama ka komentuar situatën e krijuar në Veri, duke u shprehur se s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës.

15 Qershor 2023, 15:14 Nga k.m.
Pengmarrja e 3 policëve në Veri të Kosovës, Rama reagon me 5
Edi Rama

TIRANË- Pasi një ditë më parë tha se do të priste një reagim nga KFOR lidhur me pengmarrjen e 3 efektivëve nga Policia serbe në Veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama kërkoi sot që të lirohen menjëherë. Në një postim në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se që prej ditë se djeshme janë 100 të fokusuar tek lirimi i tyre. Në 5 pika, Rama ka komentuar situatën e krijuar në Veri, duke u shprehur se s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës.

5 pika për situatën e krijuar në Kosovë: 

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

edi rama tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll