Politike

“Rama sillet sikur është një djalë suedezi”, Alizoti: Ia doli mbanë me Vuçiç që të perceptohet se Kurti rrezikon paqen në Ballkan

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama arriti bashkë me Vuçiçin që të përcjellë në publik perceptimin se njeriu që rrezikon paqen në Ballkan, është Albin Kurti dhe jo Vuçiç.

15 Qershor 2023, 15:08 Nga DOSJA
“Rama sillet sikur është një djalë suedezi”,
Tomor Alizoti

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka deklaruar në një interviste për "Panorama TV", se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ia kanë arritur qëllimit që të nxjerrin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si njeriun që rrezikon paqen në Ballkan. Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama arriti bashkë me Vuçiçin që të përcjellë në publik perceptimin se njeriu që rrezikon paqen në Ballkan, është Albin Kurti dhe jo Vuçiç. 

Ai shkon më tej ku theksoi se Rama sillet si një djalë suedezi, që jep vetëm teza politike dhe nuk bën asgjë tjetër. Në vazhën e akuzave, Alizoti tha se Shqipëria jo vetëm që nuk po e ndihmon Kosovën në zgjidhjen e krizës, por dhe po ia vështirëson punën institucioneve atje.

“Kosova sot është në një krizë të madhe, ku kriza mund të kalojë edhe atë ku ndodhet dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk ka në rend dite çështjen e Kosovës.

Fatkeqësia më e madhe është se Republika e Shqipërisë, ka këtë njeri delirant që duhet të ishte këtu dhe të diskutonte për këtë çështje. Rama sillet sikur është një djalë suedezi që ofron teza politike, dhe nuk bën asgjë. 

Nuk ka ndodhur, ka 100 vite kjo situatë. Kurti tenton të vendosë sovranitetin e tij, por më vjen keq që gjithë krahu politik si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, i kanë dalë kundër, në vend që t’i qëndrojnë në krahë dhe ta kritikojnë ku duhet. 

Dy janë thelbi i kësaj krize, një kryeministri i Shqipërisë arriti bashkë me Vuçiçin që të përcjellë në publik perceptimin që njeriu dekonstruktiv që rrezikon paqen në Ballkan, është Albin Kurti dhe jo Vuçiç".

Sondazh

Poll