Aktualitet

Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 49-vjeçar me inicialet S. K., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur.

15 Qershor 2023, 14:55 Nga DOSJA
Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, dhunoi bashkëshorten dhe
Policia e Shtetit

TIRANE- Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 49-vjeçar me inicialet S. K., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur. Policia e Tiranës ka arrestuar edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. 

Uniformat blu ndaluan 30-vjeçarin me inicialet V. K.,  banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi ka marrë automjetin e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka shitur atë, pa miratimin e saj dhe pa akt shitjeje. Po kështu janë arrestuar edhe dy vëllezër, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Rasti i fundit është i një 43-vjeçari, banues në Tiranë, pasi është kapur në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI NGA POLICIA 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin S. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi ka marrë automjetin e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka shitur atë, pa miratimin e saj dhe pa akt shitjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. K., 45 vjeç, dhe B. K., 42 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll