Aktualitet

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, afati i fundit 20 korrik, emrat e propozuar nga opozita

Në Kuvend janë mbështetur me firma të deputetëve të opozitës 3 emra për Avokat të Popullit.

15 Qershor 2023, 13:36 Nga A.B
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, afati i fundit 20 korrik, emrat e
Avokati i Popullit

TIRANË- Brenda 20 korrikut që është seanca e fundit e parlamentit për këtë sesion do të zgjidhet Avokati i Popullit. Në Kuvend janë mbështetur me firma të deputetëve të opozitës 3 emra për Avokat të Popullit.

'Euronews' raporton se emrat e mbështetur nga opozita janë Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

Duhen 28 firma deputetësh për të mbështetur një kandidaturë për avokat populli. Që të zgjidhet Avokati i Popullit duhen të arrihet konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kërkon një shumicë të cilësuar me 84 vota./Dosja.al

avokati i popullit erald aga besim ndregjoni edison frangu

Sondazh

Poll