Politike

Theu embargon e naftës, Braçe-Berishës: Kosova duhet të të shpallte non-grata

Braçe i tha Berishës se ishte ai që theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë e Millosheviçit në kohën e luftës.

15 Qershor 2023, 13:10 Nga A.B

 

Theu embargon e naftës, Braçe-Berishës: Kosova duhet të
Erion Brace

 

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe u tregua i drejtëpërdrejtë me kryedemokratin Sali Berisha, duke i thënë se ishte ai që theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë e Millosheviçit në kohën e luftës. Sipas Braçes, nëse ka një shtet që duhet ta shpallë Berishn non-grata, është Kosova. 

"Po flas edhe njëherë për një fakt të konsumuar zyrtarisht, ndërkomëtarisht me të cilin është damkosur Shqipëria. Ky këtu, në emër të cilit janë bërë edhe rrëfime të turpshme e të neveritshme si rrëfimi si pasoi dëshminë të qartë të kthjellët të pastër në thyerjen embargos e që vijoi në Shqipëri me argumentin se po i çonim karburant Kosovës që të kalonte dimrin. Karburanti po i shkonte përmes Millosheviçit. Fakt është që SHBA kanë shpallur non grata Berishën për një mori arsyesh të ditura e të bëra publike. Nëse do kishte një vend që duhej ta shpallte Berishën non grata ai duhej të ishte Kosova dhe vetëm për këtë akt. Për thyerjen embargos përkundrejt Serbisë të Milloeshvicit", tha Braçe. 

seance plenare 15 qershor 2023 erion brace

Sondazh

Poll