Sport

Guardiola, 'Robin Hood' i futbollit! U shpërndan bonusin e tij punonjësve të Cityt...

Mes punonjësve të Manchester Cityt, që kanë mundur të marrin pjesën nga bonusi prej 877 mijë eurove të Guardiolës, janë nga recepsionistët, madje edhe nga personeli i sigurisë.

15 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA
Guardiola, 'Robin Hood' i futbollit! U shpërndan bonusin e tij

ANGLI - Trajneri Pep Guardiola e ka falur “bonusin gjashtëshifror” që përfitoi nga  Manchester City për fitoren e Champions League, në sfidën ndaj Interit.

“Daily Mail” raporton se Guardiola e ka shpërndarë bonusin e tij mes punonjësve të Manchester Cityt, “për t’i falënderuar ata për kontributin e tyre në suksesin e klubit”.

“Shuma e saktë është mbajtur e fshehtë, por disa nga yjet kryesorë të klubit kanë marrë bonuse deri në 750.000 £ (877.000 euro), në varësi të kontratave të tyre dhe mendohet se edhe Pep Guardiola ka të ngjarë të jetë shpërblyer rreth kësaj shifre”, raporton Jack  Gaughan.

Gazeta britanike publikon, se punonjësit e Manchester Cityt që kanë mundur të marrin shpërblimin e tyre proporcional të 877 mijë eurove të Guardiolës, janë që nga recepsionistët dhe deri te personeli sigurie.

Në Mançester ata sigurojnë se Pep Guardiola është një figurë shumë e popullore në mesin e stafit dhe "akti i tij i fundit i bujarisë do të rrisë ndjeshëm vlerën e bonuseve që tashmë janë dorëzuar prapa skenave".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll