Politike

Drafti i Ramës, Berisha: Ndërhyrje e gabuar në punët e Kosovës, e ka marrë nga sirtari i Vuçiç

Berisha mendon se ndërhyrja e Ramës do ta përkeqësojë më tej situatën mes Prishtinës dhe Beogradit. 

15 Qershor 2023, 12:47 Nga A.B
Drafti i Ramës, Berisha: Ndërhyrje e gabuar në punët e
Sali Berisha

TIRANË- Jashtë seancës plenare, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në punët e Kosovës është e pavend. Përballë gazetarëve, ai shtoi se ndërhyrja e tij ka një efekt negativ si dhe tha se do ta përkeqësojë më tej situatën mes Prishtinës dhe Beogradit. 

'Ndërhyrja e Ramës është e gabuar, ka efekt negativ, e përkeqëson situatën mes Prishtinës dhe Beogradit. Rama siç e thashë ka interesa personale sepse po afrohet data dhe nuk flen më. Nuk jam njohur me draftin e Ramës.

Policia konsiderohet palë, por Rama konsiderohet palë me Vuçiç. E kam thënë ai e ka marrë nga sirtari i Vuçiç atë draft.'-tha Berisha.

sali berisha seance plenare 15 qershor 2023

Sondazh

Poll