Politike

'Thikat për ta copëtuar Kosovën janë mprehur'/ Spaho në Kuvend: Vuçiç u takua sot me ambasadorin rus dhe kinez

Spaho deklaroi se 'thikat për ta copëtuar janë mprehur' dhe sipas tij ky është skenar ogurzi.

15 Qershor 2023, 12:39 Nga A.B
'Thikat për ta copëtuar Kosovën janë mprehur'/
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e quan turp të madh që Kuvendi i Shqipërisë nuk po debaton sot për çështjet që po ndodhin në Kosovë. Sipas tij, thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar ogurzi.

“Turp i madh që Kuvendi nuk organizon sot debat për Kosovën. Thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar shumë ogurzi. Po nuk folëm sot kur do flasim. Presidenti i Serbisë sot ka qenë në ambasadën ruse në Beograd, është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze. Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë, këtë mund ta bëjë vetëm një bashibozuk”, tha Spaho.

edmond spaho seance plenare 15 qershor 2023

Sondazh

Poll