Sport

Algjeriani Mahrez shok skuadre i Benzema në Arabinë Saudite? Vjen përgjigja Cityt…

Orët e fundit është përfolur shumë për të ardhmen e Riyad Mahrez, për shkak të një largimi të mundshëm nga klubi i Karim Benzema.

15 Qershor 2023, 12:40 Nga DOSJA

Algjeriani Mahrez shok skuadre i Benzema në Arabinë Saudite? Vjen

ANGLI - Ndërsa Riyad Mahrez sapo ka fituar gjithçka me Manchester Cityn, edhe nëse ai ka evoluar më tepër në një rol dytësor, veçanërisht në Champions League, a do të vendosë algjeriani të lërë gjithçka për t'iu përgjigjur interesimit nga Arabia Saudite? 

Gjithsesi, orët e fundit një thashethem i çmendur ka trazuar rrjetet sociale. Anësori algjerian është njoftuar shumë afër një marrëveshjeje të madhe me klubin Al Ittihad, ku tani luan Karim Benzema. Një kontratë e çmendur prej 200 milionë eurosh për katër vjet.

Manchester City nuk dëshiron ta lërë Mahrezin

Megjithatë, informacioni i fundit në këtë rast ka vendosur qartë një tjetër kthesë në të ardhmen e Mahrez. Sipas “Foot Mercato”, nëse një tjetër klub saudit, Al-Ahli, është në vend për të tentuar të tërheqë Mahrez, një largim në Al Ittihad nuk është aspak në rendin e ditës. Më e rëndësishmja, Manchester City nuk do të kishte ndërmend ta lëshonte një lojtar që mbetet shumë i rëndësishëm në sytë e Pep Guardiolës.

Algjeriani Mahrez shok skuadre i Benzema në Arabinë Saudite? Vjen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll