Sport

“Final Four”/ Spanjë-Itali, dueli për finalen e Nations League, trofeu që u mungon të dyve

Ndeshja e dytë gjysmëfinale Spanjë-Itali, nis nga ora 20:45, dhe do të zhvillohet në De Grolsch Veste (Enschede), teksa ajo do të gjykohet nga slloveni Vinçiç.

15 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
“Final Four”/ Spanjë-Itali, dueli për finalen e Nations

HOLANDE - Kroacia, e cila të mërkurën e mposhti Holandën me rezultatin 4-2, sonte do të mësojë kundërshtarin e finales së Nations League, që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Spanjës dhe Italisë.

Të dy ekipet luajnë për fitore, duke e ditur se në rast të triumfit në finalen e madhe, atëherë do të kualifikoheshin direkt për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Spanja në përbërjen e tyre kanë disa mungesa, teksa Italia është e kompletuar.

Në Holandë, Spanja kërkon trofeun që nuk e ka, Nations League. Nëse ia del, skuadra iberike do të jetë e treta që do ta ketë atë, pas Portugalisë dhe Francës. 

Italia, me katër Kupat e Botës, gjithashtu kërkon ta fitojnë trofeun, pasi ‘azzurrët’ ashtu si edhe skuadra e Luis de la Fuente: duan të plotësojnë në muzeun e tyre serinë e të gjitha trofeve të UEFA-s në nivel ndërkombëtar.

Nga katër skuadrat që luftojnë për këtë edicion të tretë të “Final Four”, Kroacia është e vetmja që nuk ka fituar kurrë asgjë. Kjo është arsyeja pse Modric dëshiron një titull me ekipin e tij, të njëjtin që ishte nënkampion i botës në Rusi dhe i treti disa muaj më parë në Katar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll