Sport

“Harkëtarët” e Ajax-it prezantojnë trajnerin e tyre të ri...

Skuadra nga Amsterdami zyrtarizoi Maurice Stein, si trajnerin e saj për sezonin e ri

15 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
“Harkëtarët” e Ajax-it prezantojnë trajnerin e tyre

HOLANDE - Maurice Stein është trajneri i ri i gjigantit holandez Ajax, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Amsterdamit.

Kontrata e specialistit 49-vjeçar është deri në verën e vitit 2026. Në këtë pozicion, ai zëvendësoi John Heitinga, i cili drejtoi ekipin nga shkurti i vitit 2023, por u la i lirë pas përfundimit të një sezoni zhgënjyes për standardet e klubit.

Stein drejtoi për herë të fundit Sparta Roterdamin, me skuadrën që përfundoi në vendin e gjashtë në ligën holandeze, duke humbur ndaj Twente në finalen e ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll