Sport

Trajneri i njohur Brendan Rodgers pritet të kthehet te Celtic...

Bordi i drejtorëve të klubit të Glasgow ka premtuar një shumë të madhe parash për një trajner me përvojë

15 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA
Trajneri i njohur Brendan Rodgers pritet të kthehet te Celtic...

ANGLI - Kampioni i Skocisë, Celtic, është në bisedime të avancuara me trajnerin Brendan Rodgers, i cili ka shumë gjasa të marrë përsëri klubin, raportuan mediat britanike të mërkurën. 

Specialisti 50-vjeçar nga Irlanda e Veriut, i ka drejtuar “bardhjeshilët” në periudhën 2016-2019, pas së cilës u transferua te Leicester. Në prill të këtij viti, Rodgers ndau shoqërinë me ‘Dhelprat’, të cilët ndanë rrugët me Premier League në fund të këtij sezonit.

“Sky Sports” raporton se nënshkrimi i kontratës mes drejtuesve të Celtic dhe Rodgers nuk është shumë larg. Bordi i drejtorëve të klubit të Glasgow ka premtuar një shumë të madhe parash për një përzgjedhje të trajnerit të ri. Specialisti i lindur në Carnloch fitoi dy tituj ligë dhe dy Kupa të Skocisë me Celtic-un, si dhe Kupën e Ligës tri herë.

Angelos Postecoglou, i cili drejtoi ‘bardhjeshilët’ në dy sezonet e fundit, mori drejtimin e Tottenham. Australiani gjithashtu fitoi Premier League në të dyja fushatat e tij në krye të skuadrës së Glasgow. Brendan Rodgers ka qenë edhe një ish-trajner i Liverpool,  Reading, Swansea dhe Watford.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll