Sport

Manchester United ka hequr dorë nga ambiciet për Harry Kane...

Manchester United do të shikojë opsione të tjera për një qendërsulmues të ri, por prioriteti kryesor për momentin mbetet nënshkrimi i Mason Mount nga Chelsea.

15 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Manchester United ka hequr dorë nga ambiciet për Harry Kane...

ANGLI - Manchester United do të shikojë opsione të tjera për një sulmues të ri qendror dhe nuk do t’i mbesin sytë te Harry Kane, raporton eksperti i transferimeve dhe gazetari sportiv i njohur Fabrizio Romano.

“Djajtë e Kuq” janë përpjekur të negociojnë me drejtuesit e Tottenhamit, por ndjesia është se Spurs nuk kanë absolutisht dëshirë të shesin pikërisht te Manchester United dhe pikërisht për këtë negociatat nuk do të vazhdojnë”,- shton eksperti i transferimeve.

Manchester United do të shikojë opsione të tjera për një qendërsulmues të ri, por prioriteti kryesor për momentin mbetet nënshkrimi i Mason Mount nga Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll