Sport

Zidane sërish gati për punë: “Kam rimbushur bateritë!”

“Puna e trajnerit është e vështirë, pas një kohe duhet të bëni një pushim. Unë e kam bërë tashmë dy herë. Çdo trajner është përgjegjës për 23 lojtarë dhe nuk pushon kurrë.

15 Qershor 2023, 09:40 Nga DOSJA
Zidane sërish gati për punë: “Kam rimbushur

FRANCE - Zinedine Zidane ka qenë prej kohësh i lidhur me marrjen e Francës, por ideja dështoi, pasi Didier Deschamps nënshkroi një kontratë të re. Ai pas një pauze dyvjeçare deklaroi se është gati për një post të ri trajner, ndonëse nuk do të jetë në krye të “gjelave”.

“Puna e trajnerit është e vështirë, pas një kohe duhet të bëni një pushim. Unë e kam bërë tashmë dy herë. Çdo trajner është përgjegjës për 23 lojtarë dhe nuk pushon kurrë. Tani e shijoj jetën dhe ndonjëherë duhet të bësh një hap prapa. Megjithatë, i kam rimbushur bateritë dhe ndihem i qetë. Jam gati për një sfidë të re”,- tha Zidane.

“E kam thënë shpesh, që kur kam luajtur për kombëtaren franceze si futbollist dhe më pas kur jam bërë trajner se, do të ishte logjike që të mendoja të drejtoja kombëtaren. Por tani nuk është koha për këtë. Kam luajtur në Kanë dhe më pas shkova në Bordo.  Pasojnë Juventus dhe Real Madrid. U transferova në një klub të ri për një përvojë të re dhe më serioze. Ne e quajmë ambicie. Unë kam qenë gjithmonë ambicioz dhe kam besuar në veten time”, shtoi Zizu në një intervistë për revistën GQ.

Zidane ka dy vite pa punë dhe klubi i tij i fundit ishte Real Madridi. Ai drejtoi ekipin “los blancos” nga viti 2016 në 2018 dhe nga 2019 në 2021 dhe fitoi tre tituj radhazi të Champions League (2016, 2017, 2018).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll