Sport

VIDEO/ Kroacia e Luka Modric në finale të Nations League, gjunjëzoi Holandën në shtëpi…

Në gjysmëfinalen e parë të Nations League, mbrëmjen e kësaj të mërkure në Roterdam, Kroacia mundi Holandën (4-2) dhe u kualifikua në finalen e saj të parë në këtë kompeticion. Ajo do të zhvillohet të dielë kundër Spanjës apo Italisë, të cilët takohen këtë të enjte.

14 Qershor 2023, 23:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Kroacia e Luka Modric në finale të Nations League,

HOLANDE - Në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, Holanda humbi nga Kroacia (2-4), mbrëmjen e kësaj të mërkure, në gjysmëfinalen e parë të Nations League 2022-2023. Nëse ‘portokallinjtë’ e hapën rezultatin nga Donyell Malen (34’), ata u rrëzuan në pjesën e dytë nga kroatët, të cilët shënuan nga Andrej Kramaric me penallti (55’) dhe Mario Pasalic (72’), përpara se të barazonin nga Noa Lang (90’+6). 

VIDEO/ Kroacia e Luka Modric në finale të Nations League,

Kroacia, e cila rifitoi përfundimisht avantazhin nga Bruno Petkovic gjatë kohës shtesë (98’), para një penalltie të Luka Modric (116’), do të sfidojë të dielën në finale Spanjën ose Italinë, të cilët përballen me njëra-tjetrën këtë të enjte në mbrëmje (20:45).

Shikojini golat e ndeshjes në video:

34’ - Malen shënon golin e pare për Holandën

55’ - Kramaric barazon 1-1 nga pika e penalties

72’ - Pasalic shënon dhe kalon Kroacinë në epërsi 2-1

90’+6 - Kohën shtesë Lang barazon në 2-2 dhe e çon ndeshjen në shtesë.

98’ - Petkovic shënon dhe 3-2 për Kroacinë

116’ - Nga pika e penalltisë, kapiteni Luka Modric do të vuloste rezultatin dhe fitoren 4-2 të Kroacisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll