Sport

Rafael Leao: "Dua të jem një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin, sot dhe nesër"...

Rafael Leao donte të fshinte dyshimet e fundit që mund të kishin ekzistuar në lidhje me angazhimin e tij ndaj Milanit, me sulmuesin portugez që sqaroi se kurrë nuk e kishte menduar të largohej dhe se dëshiron të shkruajë histori me kuqezinjtë.

14 Qershor 2023, 21:08 Nga DOSJA
Rafael Leao: "Dua të jem një lojtar shumë i

PORTUGALI - Postimet e tij në rrjetet sociale, pas shkarkimit të Maldini-Massara (i cili ndodhi vetëm disa ditë pasi ai nënshkroi kontratën e tij të re) kanë bërë që shumë tifozë të Milanit të besojnë, se Rafael Leao nuk është aq i palëkundur në “San Siro”, që gjërat të bien në vend.

Nga Portugalia, ku ndodhet me kombëtaren e vendit të tij, sulmuesi i ri ndërkombëtar bëri deklarata, ku ndër të tjera bëri të qartë, se jo vetëm që nuk është menduar asnjëherë largimin e tij, por edhe se është i vendosur të shkruajë histori me kuqezinjtë.

“E kisha marrë vendimin të qëndroja te Milani disa javë përpara se të firmosja kontratën, u kisha thënë drejtuesve, se kjo ishte ajo që doja. Kur erdha në Milano në moshën 19-vjeçare, u mirëprita në një mënyrë fantastike dhe këto vite më kanë ndihmuar të përparoj dhe të bëhem futbollisti që jam.

Prandaj nuk kam menduar kurrë të largohem, dua të vazhdoj të jem një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit”,- tha Leao, i cili iu referua edhe finales së Champions League që përfundoi në duart e Manchester Cityt.

“Jam shumë i lumtur për Ruben Diaz dhe Bernardo Silva, por më vjen keq që nuk munda të isha me ekipin tim në finale për të fituar trofeun. Fitimi i Champions League është një ëndërr për çdo futbollist dhe jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi në kombëtaren portugeze”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll