Sport

Scaloni mbështet Leo Messin: "Ai di të luajë futboll sot, por do të dijë edhe pas 10 vitesh"

Lionel Scaloni i quajti të arsyeshme deklaratat e Lionel Messit për Botërorin e tij të fundit dhe argumentoi se superylli argjentinas do të jetë i lumtur në Miami.

14 Qershor 2023, 20:34 Nga DOSJA
Scaloni mbështet Leo Messin: "Ai di të luajë futboll sot,

ARGJENTINE - Lionel Messi ka përsëritur se nuk do të luajë në Botërorin e ardhshëm për vendin e tij, duke krijuar një boshllëk të konsiderueshën tek “Albicestetët”.

Në konferencën për shtyp përpara miqësores së Argjentinës kundër Australisë, Lionel Scaloni komentoi deklaratat e Messit, duke i quajtur ato "të matura dhe logjike". Ai përmendi edhe transferimin e ish-yllit të Parisit te Inter Miami, duke theksuar se aty ‘Pleshti’ do të ndihet i lumtur.

"Deklaratat e tij më duken shumë të arsyeshme dhe ai nuk gënjen. Realiteti është se ai do të shohë se çfarë do të ndodhë. Ne do të monitorojmë përparimin e tij dhe mendoj se kjo është gjëja logjike për të bërë. Kupa e Botës është shumë larg dhe ai është shumë i kujdesshëm.

E rëndësishme është që ai të ndihet mirë dhe që dëshiron të luajë. Me kalimin e kohës do të shohim se si do të jetë dhe nëse do të jetë, kjo është e rëndësishme sepse ai të dijë të luajë futboll sot, por do të dijë edhe pas dhjetë vitesh”,- tha trajneri i “Albicelestëve”, duke iu referuar më pas transferimit të ‘Pleshtit’ te Inter Miami.

“Jam i lumtur që ai është zgjedhur të luajë për një klub në një qytet, që mendoj se do ta trajtojnë mirë, ku ai do të jetë i lumtur duke luajtur futboll, gjë që ne të gjithë duam.

Pavarësisht ligës apo vendit, është e rëndësishme që ai të ndihet mirë, në ligë dhe në klub. Dhe unë mendoj se ai do të ketë aftësitë për të bërë mirë atje, kjo është çështja. E ka fituar gjithçka dhe e meriton”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll