Sport

Paulo Sousa dhe thashethemet e largimit: “Ideja ime është të qëndroj”

“Jam duke punuar për sezonin e ardhshëm, tashmë i kam paraqitur drejtorit sportiv llojin e lojtarëve që na duhen për të forcuar ekipin”

14 Qershor 2023, 19:11 Nga DOSJA
Paulo Sousa dhe thashethemet e largimit: “Ideja ime është

ITALI - Paulo Sousa, trajneri portugez, i cili nga shtypi italian është vendosur në mesin e kandidatëve për të pasuar Luciano Spalletti në pankinën e Napolit, garantoi këtë të mërkurë se për momentin është i fokusuar vetëm te Salernitana, që e çoi në vendin e 15-të në Serie A në 2022/23.

“Për momentin, ideja ime është të qëndroj. Tashmë jam duke punuar për sezonin e ardhshëm, tashmë i kam paraqitur drejtorit sportiv llojin e lojtarëve që na duhen për të forcuar ekipin dhe nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar planin, që po ndërtojmë”, tha ai për Gazeta “Sol”.

Më tej ai shton: “Ka një ide në Salernitana, edhe sepse presidenti është i gatshëm të marrë tokë pranë terrenit tonë të stërvitjes, për të ndërtuar një qytet të vërtetë sportiv, me gjithçka që u nevojitet lojtarëve. Unë e vlerësoj shumë këtë përpjekje dhe jam i sigurt se me këtë progres, është e mundur që Salernitana të bëhet një klub i sigurt, i aftë për të qëndruar në Serie A për disa vite”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2023, 15:33

Historia e ish-kapitenit Ansi Agolli…

TIRANE - Ansi Agolli e mbylli karrierën e tij të luajtur pak vite më parë, por si një shembull ideal i futbollistit shqiptar, të l...