Sport

“Gjimshiti i mungon Kombëtares", bëhet për herë të dytë baba!...

Në kampion kuqezi, mësohet se Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të dytë dhe ka marrë leje te trajneri Sylvinho për t’iu bashkuar familjes, ndërsa do të rikthehet sërish nesër pranë skuadrës.

14 Qershor 2023, 18:36 Nga DOSJA
“Gjimshiti i mungon Kombëtares", bëhet për herë

TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Në ndryshim nga ditët e tjera, skuadra u zhvendos këtë të mërkurë në stadiumin ‘Air Albania’, duke zhvilluar kështu një seancë stërvitore në vendin ku do të zhvillohet ndeshja, për t’u përshtatur më shumë me terrenin sportive, ku do të luajnë të shtunën e 17 qershorit.

Grupi i lojtarëve të pranishëm punoi fillimisht me disa ushtrime me topin dhe më pas kanë provuar edhe disa situata të ndryshme loje, duke u fokusuar në sulm. 

Ajo që bëri përshtypje në stërvitjen e sotme ishte fakti se Berat Gjimshiti dhe Frederic Veseli nuk ishin të pranishëm. Në kampion kuqezi, mësohet se Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të dytë dhe ka marrë leje te trajneri Sylvinho për t’iu bashkuar familjes, ndërsa do të rikthehet sërish nesër pranë skuadrës.

Ndërkaq, mbrojtësi Frederic Veseli ka marrë një goditje në shpatull në ndeshjen e kontrollit të së martës. Problemi nuk është serioz dhe mbrojtësi kuqezi pritet të rikthehet sërish pranë skuadrës nesër.

Vetëm tre ditë kanë mbetur nga ndeshja e parë ndaj Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit ‘Gjermani 2024’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2023, 15:33

Historia e ish-kapitenit Ansi Agolli…

TIRANE - Ansi Agolli e mbylli karrierën e tij të luajtur pak vite më parë, por si një shembull ideal i futbollistit shqiptar, të l...