Sport

Legjenda Paul Scholes i 'Djajve të Kuq', largohet me paterica... nga “Old Trafford”

Ish-yjet e Manchester United morën pjesë në një ndeshje bamirësie të “Soccer Aid”, por takimi nuk përfundoi mirë për ish-mefushorin e ‘Djajve të Kuq”

14 Qershor 2023, 18:20 Nga DOSJA
Legjenda Paul Scholes i 'Djajve të Kuq', largohet me paterica...

ANGLI - Nani dhe Paul Scholes, ish-yje të Manchester United, ishin dy nga figurat e shumta të sportit botëror që, të dielën, ishin të pranishëm në “Soccer Aid”, një ndeshje solidariteti që ndihmoi në mbledhjen e më shumë se 16 milionë eurove për UNICEF-in. 

Edhe pse kishte shënuar, ish-mesfushori anglez Scholes e mbylli në mënyrën më të keqe ndeshjen dhe iu desh të zëvendësohej në minutën e 53-të.

Gjithçka ka ndodhur pas një përplasjeje të dhunshme me Nanin. Mesfushori Scholes qëndroi në tokë për disa minuta duke u ankuar dhe u larguar nga fusha menjëherë më pas. 

Në rrjetet sociale, anglezi është shfaqur me paterica dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur: "Kam një gju të gjithë f***, por nuk dua ta di. Asgjë nuk më bën të ndihem aq mirë se sa të luaj me “Old Trafford” plot dhe të shënoj gol".

“Soccer Aid”, duhet theksuar, kishte edhe fytyra të tjera të njohura nga sporti botëror dhe më gjerë, përfshirë Usain Bolt dhe Patrice Evra. Në fushë kanë hyrë edhe aktorë dhe këngëtarë si Asa Butterfield apo Liam Payne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2023, 15:33

Historia e ish-kapitenit Ansi Agolli…

TIRANE - Ansi Agolli e mbylli karrierën e tij të luajtur pak vite më parë, por si një shembull ideal i futbollistit shqiptar, të l...