Sport

Toni Kroos ‘thumbon’ belgun Hazard, për aventurën e tij të dështuar në Spanjë...

Toni Kroos, mesfushori gjerman i Real Madridit, i bëri një goditje të vogël belgut Eden Hazard, pas përfundimit të aventurës së tij në Spanjë.

14 Qershor 2023, 17:34 Nga DOSJA
Toni Kroos ‘thumbon’ belgun Hazard, për aventurën e tij

SPANJE - Toni Kroos nuk është nga ata që e kanë gjuhën në xhep. Gjatë karrierës së tij të gjatë, gjermani ka bërë më shumë se një herë deklarata të forta, qoftë për orarin e ndeshjeve, pagat e lojtarëve, Botërorin e Katarit...

Kësaj radhe ka të bëjë me sasinë e transferimeve që iu kërkua të komentonte. Dhe padyshim, ai kishte një mesazh të vogël për t'i dërguar Eden Hazard, i blerë më shumë se 100 milionë euro në 2019 nga ‘Merengue’, me të cilët belgu luajti vetëm 76 ndeshje për shtatë gola dhe 12 asistime në të gjitha garat.

Në podkastin e tij, ai merr shembullin e Jude Bellingham: "103 milionë euro për Bellingham? Kishim dikë që erdhi pas një shpenzimi të madh dhe më pas u largua. Klubi pagoi shumë para dhe mendoj se të gjithë do të bien dakord që nuk ishte një investim i goditur. Por hej, tani le të jemi pozitivë dhe të presim të shohim se çfarë do të ndodhë", tha ai, duke folur, pa e përmendur qartë emrin e belgut Eden Hazard, ndonëse të gjithë e kuptojnë shigjetimin e gjermanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2023, 15:33

Historia e ish-kapitenit Ansi Agolli…

TIRANE - Ansi Agolli e mbylli karrierën e tij të luajtur pak vite më parë, por si një shembull ideal i futbollistit shqiptar, të l...