Sport

Më të fundit për Mason Mount, Manchester United presion bluve të “Stamford Bridge”

Klubi i “Old Trafford” beson se Chelsea do të duhet të zgjedhë midis uljes së 82 milionë eurove që po kërkon për Mount, ose lënies së tij të lirë verën e ardhshme.

14 Qershor 2023, 17:23 Nga DOSJA
Më të fundit për Mason Mount, Manchester United presion bluve

ANGLI - Sezoni që ka jetuar Mason Mount është shumë i rrallë. Në moshën 24-vjeçare, pasi ishte titullar te Chelsea dhe në skuadrën angleze, mbeti jashtë njëmbëdhjetëshe përkatëse. Mungesa e marrëveshjes së tij me klubin e “Stamford Bridge” për rinovim e ndau atë nga skuadra. 

Një dëmtim dhe më pas mungesë ritmi, dhe mesfushori mbeti jashtë nga lista e Gareth Southgate, trajner i Anglisë. Edhe e ardhmja e tij, skuadra për të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm, është në ajër.

Por ka një të madh që po vë bast shumë për të. Është Manchester United, i cili është i sigurt, se në këtë moment mesfushori anglez do ta presë dhe nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean.  Në fakt, United i ka dërguar edhe një herë mesazhe Mason Mount, duke i treguar se ata janë ende dhe do të vazhdojnë të përpiqen ta nënshkruajnë atë.

Chelsea po kërkon 82 milionë euro për Mason Mount, por, sipas “Telegraph”, United beson se klubi i “Stamford Bridge” do të duhet të zgjedhë midis uljes së kërkesave të tyre, ose rrezikut të humbjes së anglezit verën e ardhshme (kur skadon kontrata e Mount).

Manchester United dëshiron të paguajë më pak se 70 milionë euro për lojtarin e kombëtares angleze, i cili ka luajtur për Chelsean që kur ishte fëmijë dhe i dha Havertz  pasimin për golin që çoi në Champions League e dytë për skuadrën “blu” në vitin 2020-21 finale ndaj Manchester Cityt (0-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2023, 15:33

Historia e ish-kapitenit Ansi Agolli…

TIRANE - Ansi Agolli e mbylli karrierën e tij të luajtur pak vite më parë, por si një shembull ideal i futbollistit shqiptar, të l...