Sport

Jude Bellingham… Real Madridi zyrtarizon ardhjen e ‘galaktikut’ tij të parë

Lojtari i kombëtares angleze angazhohet për gjashtë sezone me klubin e “Bernabeut”

14 Qershor 2023, 15:19 Nga DOSJA

Jude Bellingham… Real Madridi zyrtarizon ardhjen e

SPANJE - Real Madridi më në fund ka zyrtarizuar nënshkrimin e Jude Bellingham nga klubi i bardhë. Një formalitet i pritur që nga 7 qershori i kaluar, Borussia Dortmund njoftoi mbylljen e operacionit me klubin spanjol për një shumë prej 103 milionë euro plus bonuset.

Tashmë ka qenë klubi i bardhë madrilen që ka zyrtarizuar operacionin, i cili u shty nga BVB për shkak të detyrimeve të saj në bursë. Prandaj, operacioni ishte konfirmuar prej disa ditësh, në pritje të deklaratës zyrtare në faqen zyrtare të entitetit të “Bernabéut”.

Siç njofton “MARCA”, Jude Bellingham nënshkruan për gjashtë sezone me klubin e tij të ri, pra një kontratë deri më 30 qershor 2029. Më shumë se kohë e mjaftueshme për të formësuar ndryshimin e shumëpritur të brezit në mesfushën e Madridit, një proces që filloi me nënshkrimet e  Camavinga  dhe Tchoauméni.

Jude Bellingham… Real Madridi zyrtarizon ardhjen e

Ardhja e anglezit në të është, një nga ato nënshkrime të konsideruara strategjike, një pjesë kyçe.  Një proces në të cilin ata do të kenë ndihmën e veteranëve si Kroos dhe Modric, me kroatin shumë të tunduar nga futbolli saudit, por me sa duket i gatshëm të luajë sezonin e ardhshëm te klubi i bardhë.

Me operacionin Bellingham, të konfirmuar tashmë nga të dyja klubet, mbetet vetëm të zgjidhet çështja se çfarë numri do të mbajë lojtari anglez në prezantimin e tij zyrtar, si lojtar i ri i Real Madridit. Të hënën e kaluar, pati ndryshime të rëndësishme në këtë aspekt, me Vinicius që mori 7-tën që lëshoi ​​Hazard, Rodrygo 11-tën nga Asensio, Fran García 20-tën dhe Brahim Díaz 21-shin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll