Sport

Ramadani: “Moldavia luan shumë prapa në mbrojtje, ne duhet të fitojmë duke e luajtur topin shpejt”...

“I ftojmë të gjithë tifozët anë e mbanë të vijnë të na përkrahim, pasi me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë.”

14 Qershor 2023, 14:48 Nga DOSJA
Ramadani: “Moldavia luan shumë prapa në mbrojtje, ne duhet

TIRANE - Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit që luan për Aberdeen, Ylber Ramadani theksoi se Moldavia luan shumë në mbrojtje dhe forma si mund të mposhtet është duke e luajtur topin shpejt.

27-vjeçari u shpreh në konferencën për mediet, se në futboll nuk ka asnjëherë favorit, por gjithmonë duhet të japësh 100% në fushë për të arritur suksesin.

Presioni? “Duhet ta marrim ndeshjen e parë me seriozitet dhe të futemi për ta fituar dhe të japim 100% nga vetja.”

Zgjidhje në mesfushë, për të çarë Moldavinë? “Moldavia ka marrë rezultate pozitive dhe mbrohet shumë, ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira.”

Fundi i sezonit? “Ne jemi profesionist dhe jemi përgatitur për çdo gjë, kemi dhe këto dy ndeshje pastaj përfundon sezoni për ne.”

Si mund të shënosh ndaj Moldavisë? “Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që thotë trajneri, pasi ai e ka studiuar lojën.”

Favoritë? “Tani në futboll nuk ka favoritë, por duhet të japësh maksimumin dhe ta fitosh ndeshjen.”

A do të marrim fitore në këtë ndeshje? “Në këtë ndeshje duhet të shënojmë dhe të marrim tre pikët.”

Tifozët? “I ftojmë të gjithë tifozët anë e mbanë të vijnë të na përkrahim, pasi me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll