Sport

Sulmi ndaj Kenzos! 3 tifozët agresorë do të gjykohen në gusht për "dhunë të rënduar"

Këta tifozë të klubit të Ajaccio akuzohen se kanë sulmuar të voglin Kenzo, i cili vuan nga një tumor në kokë dhe familjen e tij, gjatë një ndeshjeje kundër Marseilles.

14 Qershor 2023, 12:12 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Kenzos! 3 tifozët agresorë do të gjykohen në

FRANCE - Tre tifozë të AC Ajaccio do të gjykohen për "dhunë të rënduar" më 25 gusht për sulmin ndaj vogëlushit Kenzo dhe familjes së tij në periferi të ndeshjes mes klubit korsikan dhe Olympique Marseille më 3 qershor, tha të mërkurën prokurori i Ajaccio.

“Tre të pandehurit, rreth të njëzetave, të panjohur për drejtësinë (…), do të thirren” pasditen e së mërkurës për t’u gjykuar nga “Gjykata Penale e Ajaccio më 25 gusht në orën 10:30”,- specifikohet në një deklaratë për shtyp të Nicolas Septe, prokurori publik i Ajaccio. “Ata do të ndiqen penalisht për “dhunë të rëndë në arenë sportive dhe zhvatje me dhunë të fanelës, të kryer ndaj babait të Kenzos”.

“Do të kërkohet gjithashtu një vendosje nën kontrollin gjyqësor, që parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në një arenë sportive”,- tha magjistrati. Paraburgimi policor i një tifozi të katërt, i dyshuar për një kohë se i kishte vënë zjarrin fanelës së OM që i ishte rrëmbyer babait të Kenzos, u hoq të martën "pa qenë e mundur të vërtetohej fakti që kjo fanelë ishte djegur vërtet, siç ishte raportuar fillimisht”,- shtoi magjistrati.

Kenzo, një mbështetës i ri 8-vjeçar i Olympique Marseille, që vuante nga një tumor në kokë, ishte ftuar në Korsikë më 3 qershor për të përmbushur "ëndrrën" e tij për të takuar lojtarë nga klubi i Ligue 1. Pas asaj ngjarjeje të rëndë, presidentit Emmanuel Macron, kërkoi sanksione "të qarta dhe të forta". Liga Profesionale e Futbollit (LFP) dhe ACA gjithashtu kanë kërkuar të merren masa të ashpra ndaj aggressorëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll