Sport

Ja si reagoi Haaland, kur i tha Henry se çfarë duhet të bënte për të shënuar 100 gola!

Manchester City ka fituar Champions League, duke kompletuar një tripletë historike këtë sezon, së bashku me titujt e Premier League dhe FA Cup.

14 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Ja si reagoi Haaland, kur i tha Henry se çfarë duhet të

ANGLI - Sezoni nuk mund të ishte më i mirë për Erling Haaland, i pari që kur u transferua te Manchester City nga Borussia Dortmund. Sulmuesi norvegjez e mbylli si golashënuesi më i mirë i sezonit në Premier League, por edhe i Champions League.

Ish-lojtari i kombëtares franceze, Thierry Henry, beson se Erling Haaland duhet të përmirësojë ekzekutimin e tij me këmbën e djathtë, gjë që ia tha norvegjezit edhe pas finales së Champions League. 

"Një këshillë? Unë do ta them drejtpërdrejt: mendoj se nuk keni asgjë për të mësuar, atë që bëni, askush nuk e bën më mirë për momentin. Por ju duhet të punoni ende për të luajtur me shpinë nga porta dhe për të përfunduar aksionin me këmbën e djathtë.

Nëse mësoni të përfundoni edhe me të djathtën, ashtu siç e bëni në anën e majtë, ka mbaruar! Do të shënosh 100 gola në sezon”,- i tha Thierry Henry.

Ja si reagoi Haaland, kur i tha Henry se çfarë duhet të

Po përgjigjja e norvegjezit nuk vonoi: “Jam dakord! Mos harroni se jam 22 vjeç. Tani je më i rritur, nuk luan më futboll dhe i kupton shumë gjëra më mirë. Por unë kam ende shumë gjëra që mund të mësoj në karrierën time futbollistike. Vetëm këtë vit kam mësuar shumë gjëra të reja dhe është një evolucion kaq i madh nga koha ime te Borussia Dortmund. Dhe është vetëm viti im i parë në City!”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll