Sport

Duka vlerëson ish-kapitenin kuqezi Ansi Agolli, pas dokumentarit: “Historia Ime”...

“Ansi brenda dhe jashtë fushës së lojës ishte një profesionist i jashtëzakonshëm që me punën e tij arriti gjithçka në karrierën e tij”.

14 Qershor 2023, 11:34 Nga DOSJA

Duka vlerëson ish-kapitenin kuqezi Ansi Agolli, pas dokumentarit:

TIRANE - Mbrëmjen e martës, në orën 20:00, në mjediset e stadiumit "Air Albania", u zhvillua premiera e dokumentarit, dedikuar ish-kapitenit te Kombetares, Ansi Agolli. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe lojtarët e ekipit kombëtar, sëbashku me stafin teknik.

Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, me në krye presidentin e saj, Armand Duka, i cili në faqen e tij zyrtare në facebook, ka bërë edhe një shënim në promovimin e dokumentarit "Historia Ime', dedikuar kapitenit kuqezi Ansi Agolli.

“Një histori frymëzuese plot sakrifica e suksese që vlen sot për këdo që ndjek ëndrën futbollistike. Ansi brenda dhe jashtë fushës së lojës ishte një profesionist i jashtëzakonshëm që me punën e tij arriti gjithçka në karrierën e tij.

Edhe sot, me të njëjtin pasion dhe profesionalizëm ai vazhdon të kontribuojë për futbollin shqiptar në rolin e trajnerit në New York.

Faleminderit Ansi për emocionet që na ke dhuruar”, - ka shkruar Armand Duka në faqen e tij në rrjetet sociale, duke vlerësuar njëherësh edhe kontributin ish-kapitenin kuqezi, Ansi Agolli në Kombëtare.

Duka vlerëson ish-kapitenin kuqezi Ansi Agolli, pas dokumentarit:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll