Sport

Joan Laporta ushtron presion në rritje te Xavi: “modeli” i Rijkaard shembull…

Çfarë është synimi i ri që do të ketë tekniku i Barcelonës për sezonin e ardhshëm?

14 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Joan Laporta ushtron presion në rritje te Xavi: “modeli” i

SPANJE - Këtë sezon, FC Barcelona arriti të fitojë kampionatin në Spanjë. Pas triumfit të madh në La Liga, Joan Laporta, presidenti i formacionit ‘Blaugrana’, ka dashur të informojë Xavi, trajnerin e skuadrës, për objektivin e ri të katalanasve.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, pranoi se synimi i këtij sezoni ishte fitimi i titullit të kampionatit spanjol, por tha se gjërat do të ndryshojnë nga sezoni i ardhshëm. Tekniku i formacionit ‘Blaugrana’ bëri të ditur se synimi kryesor i katalanasve do të jetë fitimi i Champions League.

“Titulli ishte synimi kryesor këtë sezon, jo sepse u eliminuam nga Champions League, por sepse kishim diskutuar tashmë me presidentin se synimi është fitimi i kampionatit.

Presidenti e krahason mandatin tim me atë të Rijkaardit. Në sezonin e parë, Rijkaard nuk fitoi asgjë, ai ishte në vendin e dytë. Në sezonin e dytë gjërat filluan të shfaqeshin dhe ai fitoi kampionatin, gjë që bëmë edhe ne.

Sezonin e ardhshëm, ai fitoi La Ligën dhe Champions League. Sigurisht, fitimi i Champions League do të jetë objektivi ynë sezonin e ardhshëm. Të paktën të luftojmë për të fituar trofeun”,- ka thënë Xavi, sipas “Sport.es”.

Në vitin 2015, në një finale të luajtur në Berlin, FC Barcelona mposhti Juventusin me rezultatin 3-1 dhe skuadra katalane arriti të shfaqte trofeun e pestë të UEFA Champions League, në pankinën katalanase ishte Rijkaard.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll