Sport

Shihni rezidencën e re të Lionel Messit në Amerikë! (FOTO)

Messi duket se ka avantazhin që nuk do të mundohet shumë për të gjetur një shtëpi. Kjo pasi Messi është pronari i disa apartamenteve dhe vilave, ku një ndër ta është dhe vila ku do të akomodohet familja e tij.

14 Qershor 2023, 08:27 Nga DOSJA

Shihni rezidencën e re të Lionel Messit në Amerikë! (FOTO)

SHBA - Sezonin e ardhshëm Lionel Messi do të luajë për Inter Miami, me shpresën për të ringjallur klubin, duke u kthyer nga një sezon mjaft negativ në MLS.

Messi duket se ka avantazhin që nuk do të mundohet shumë për të gjetur një shtëpi. Kjo pasi Messi është pronari i disa apartamenteve dhe vilave, ku një ndër ta është dhe vila ku do të akomodohet familja e tij.

Shihni rezidencën e re të Lionel Messit në Amerikë! (FOTO)

Rezidenca ka pamje nga deti, me një dizajn të shkëlqyer arkitekturor bashkëkohor, e pajisur plotësisht me të gjitha komoditetet dhe teknologjinë më të fundit. 

Shihni rezidencën e re të Lionel Messit në Amerikë! (FOTO)

Shtëpia ka katër kate, pesë dhoma kryesore me banjot e tyre private përkatëse, dhoma të përbashkëta, hapësira për sporte dhe një kopsht të mrekullueshëm me një pishinë mbresëlënëse me qasje private në plazhin e Karaibeve.

Shihni rezidencën e re të Lionel Messit në Amerikë! (FOTO)

Kjo rezidencë përrallore e marrë nga Messi është ndërtuar në vitin 2013 dhe është në pronësi të argjentinasit Sergio Roitberg , president dhe CEO i konsulencës Newlink.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll