Sport

Sulmuesi polak Lewandowski u mbyll derën sauditëve: "Nuk jam i interesuar"...

Sulmuesit polak Robert Lewandowski i kishte ardhur një ofertë nga një klub në Arabinë Saudite, por ai ishte shprehur se nuk kishte ndërmend të largohej nga Barcelona.

13 Qershor 2023, 21:35 Nga DOSJA

Sulmuesi polak Lewandowski u mbyll derën sauditëve: "Nuk jam i

SPANJE - Robert Lewandowski kishte marrë një ofertë joshëse nga një skuadër në Arabinë Saudite, por polaku njoftoi se nuk bëhet fjalë për largimin e tij nga Barcelona.  Ish-sulmuesi i Bayern Munichut do të kishte pasur shansin për të mbledhur shuma të tepruara financiare, por ai nuk u interesua për ofertën nga Saudi Pro League.

“Nuk po mendoj për ofertën nga Arabia Saudite, sepse nuk është diçka për të menduar. Kam prioritete të tjera dhe një kontratë të vazhdueshme me Barcelonën. Unë shoh se çfarë po ndodh në Arabinë Saudite, por nuk jam i interesuar”,- tha Robert Lewandowski, sipas “Sport.es”.

Robert Lewandowski së fundmi zbuloi se do të dëshironte që Leo Messi të rikthehej në Barcelonë. Megjithatë, ish-lojtari i PSG-së nënshkroi me Inter Miami dhe ia prishi ëndrrën sulmuesit polak.

Sulmuesi polak Lewandowski u mbyll derën sauditëve: "Nuk jam i

“Do të doja të luaja me të këtu! Messi ka ndryshuar stilin e tij vitet e fundit, është më e lehtë të zhvillohet përkrah lojtarëve, që e kuptojnë futbollin aq thellë sa ai. Leo mendon ndryshe, pozicionohet ndryshe në fushë, luan topin ndryshe. Ka një sens unik, sigurisht që do të ishte shumë i dobishëm për ne.

Jam krenar për sezonin tonë. Fitimi i kampionatit dhe i Superkupës është një arritje e madhe. Ky titull ka një shije ndryshe nga ato të fituara me Bayernin. Dhe ne fituam tetë radhazi. Këtu jemi në tranzicion. Ne po ndërtojmë diçka të re”,- tha Robert Lewandowski, sipas “mundodeportivo.com”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll