Sport

Liverpooli huazon një skocez “të pafat”…

Mbrojtësi i djathtë i ri skocez Calvin Ramsay do të luajë si huazim këtë sezon të ardhshëm te Preston (Championship)

13 Qershor 2023, 19:32 Nga DOSJA
Liverpooli huazon një skocez “të pafat”…

ANGLI - Liverpool ka njoftuar këtë të martë se mbrojtësi i djathtë skocez Calvin Ramsay, 19 vjeç dhe një nga nënshkrimet e tij verën e kaluar, do të huazohet te Preston North End (Championship) gjatë këtij sezoni të ardhshëm. Ramsay iu bashkua klubit të “Anfield” nga Aberdeen, për të cilin u paguan 4.9 milionë euro nga Liverpool .

Calvin Ramsay gjatë vitit të tij të parë në Liverpool, e goditën dëmtimet. Lojtari i kombëtares skoceze (një herë me ekipin e të rriturve dhe 3 me U-21) iu nënshtrua një operacioni në gju, pasi u dëmtua më 16 shkurt dhe ishte jashtë fushës për 104 ditë. Ramsay luajti vetëm 2 ndeshje si 'Reds'.

Pas largimit të Ramsey në Preston, Trent Alexander-Arnold është i vetmi mbrojtës i djathtë i pastër që Jürgen Klopp ka në skuadrën e tij. Për këtë arsye, nuk mund të përjashtohet që të thirret Conor Bradley, 19 vjeç, i cili ka pasur një sezon të shkëlqyer si i  huazuar te Bolton. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll