Sport

Man.City tani e di vlerën e kroatit Gvardiol…

‘TalkSport’ raporton se Leizpig e ka vlerësuar me 83 milionë euro mbrojtësin e dëshiruar nga Man.City. Nga shuma totale e operacionit, 15 deri në 20 për qind do të shkojë për Dinamo e Zagrebit

13 Qershor 2023, 19:20 Nga DOSJA
Man.City tani e di vlerën e kroatit Gvardiol…

GJERMANI - Lojtari i Leizpig, qendërmbrojtësi më i mirë në Kupën e Botës së fundit dhe fituesi i Kupës së Gjermanisë, Josko Gvardiol (21 vjeç), është në pistën e klubeve më të mira në botë, i vetëdijshëm për rininë, potencialin, përvojën e tij në ndeshje, duke dëshmuar se ai është plotësisht i përgatitur për të bërë hapin drejt një ekipi që aspiron në Champions League.

Pikërisht, fituesi i fundit i 'Gralit të shenjtë', Manchester City, është kërkuesi kryesor i mbrojtësit, pasi edhe pse është gati të nënshkruajë me Mateo Kovacic, ai e ka mbrojtësin kroat si të dytin në listën e përforcimeve të mundshme. 

Ndaj, përballë kaq shumë thashethemeve rreth lojtarit të tyre, ‘TalkSport’ raporton se ‘Demat’ e kanë vlerësuar atë në 83 milionë euro. Po kështu, nga kjo shumë 15 deri në 20 për qind do të shkojë në arkën e  Dinamo Zagrebit, e cila ruan një përqindje të të drejtave të lojtarit.

Nga ana tjetër, edhe pse fati i tij mund të jetë në stadiumin “Etihad”, vetë futbollisti ka deklaruar se klubi i ëndrrave të tij nuk është askush tjetër veçse Liverpooli: "Klubi i ëndrrave të mia? Pa dyshim që do të ishte Liverpooli. Që i vogël kam parë shumë nga ndeshjet e tij me babain tim. Ne e kemi parë çdo sezon me detaje . Është një klub që më ka mbetur në zemër”,- ka pohuar mbrojtësi kroat për iluzionin e tifozëve të ‘Reds’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll