Sport

CONCACAF/ Përjashton Nikaraguan nga 'Kupa e Artë' 2023… ka shkelur rregulloren

Lojtari që nuk duhej të luante për Nikaraguan është Richard Rodríguez Álvez, i cili ka lindur në Toledo të Uruguajit në vitin 1992

13 Qershor 2023, 19:07 Nga DOSJA

CONCACAF/ Përjashton Nikaraguan nga 'Kupa e Artë'

AMERIKA QENDRORE - Nikaragua është përjashtuar si një ekip pjesëmarrës në Kupën e Artë 2023, aktivitet që do të fillojë pas disa ditësh. Kjo për shkak të një shkeljeje serioze të rregulloreve të FIFA-s dhe CONCACAF-it, nga ana e Federatës së Futbollit të Nikaraguas (FENIFUT), e cila ka aktivizuar në kombëtare një lojtar të parregullt për tetë ndeshje.

Në këtë mënyrë Nikaragua i thotë lamtumirë Kupës së parë të Artë në të cilën do të merrte pjesë. Lojtari që nuk duhej të luante për Nikaraguan është Richard Rodríguez Álvez, i cili ka lindur në Toledo të Uruguajit në vitin 1992. Megjithëse ai ishte natyralizuar si nikaraguajan, ai nuk ishte ende i përshtatshëm dhe nuk plotësonte kushtet për të qenë në ekipin kombëtar.

Sipas statutit të FIFA-s, për të cilin CONCACAF vendosi të sanksionojë Nikaraguan, ka të bëjë me shkeljen e nenit 17 i Kapitullit VII të Rregullores për Zbatimin e Statutit , i cili i referohet miratimit të një shtetësie të re.

Shkelja konsiston në faktin se Rodríguez nuk ka jetuar pesë vite radhazi në Nikaragua,  siç vërtetohet nga fakti se në vitin 2019, ai ka luajtur në Paraguaj. CONCACAF njoftoi në deklaratën e tij për shtyp se Trinidad dhe Tobago do të jetë skuadra që do të zëvendësojë Nikaraguan e sanksionuar, e cila gjithashtu do të zbresë në Ligën A të Ligës së Kombeve.

CONCACAF/ Përjashton Nikaraguan nga 'Kupa e Artë'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll