Sport

Lula, presidenti i Brazilit, një tifoz i njohur futbolli, bën pohimin tronditës: "Nuk jemi më më të mirët në botë!"...

Lideri i vendit amerikano-jugor shpreh keqardhjen për momentin aktual të 'Canarinha'

13 Qershor 2023, 18:38 Nga DOSJA
Lula, presidenti i Brazilit, një tifoz i njohur futbolli, bën pohimin

BRAZIL - Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, pohoi këtë të martë se Brazili nuk ka më futbollin më të mirë në botë dhe shprehu keqardhjen që kombëtarja vazhdon pa trajner që nga eliminimi në Botërorin e Katarit 2022. 

"Futbolli brazilian nuk është më i miri. Ne nuk kemi më futbollin më të mirë në botë. Jemi bërë eksportues të futbollistëve të rinj, që fitojnë përvojë jashtë vendit",- tha lideri brazilian, një tifoz i njohur i futbollit, në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Lula theksoi se klubet braziliane i dërgojnë lojtarët jashtë vendit në moshën 17 vjeç dhe i riatdhesojnë kur të jenë 34 vjeç, "logjika e re e futbollit brazilian".

"Kjo është arsyeja pse më vjen keq që ekipi ynë nuk është i përgatitur për të luajtur ngjarje të mëdha,"- shtoi ai, duke iu referuar faktit që pesë herë kampionia e botës fitoi titullin e saj të fundit pak më shumë se 20 vjet më parë, në Kupën e Botës 2002.

Ai përmendi konkretisht disfatën që skuadra braziliane U-20 pësoi këtë muaj kundër Izraelit në çerekfinale të Botërorit në Argjentinë. Ai pohoi se kjo disfatë nuk mund të shpjegohet në një ekip që kishte edhe lojtarë me përvojë profesionale. 

“Është e trishtueshme që kemi një ekip që konsiderohej më i miri në botë dhe tani nuk kemi as trajner. Më e keqja është se nuk arritëm të bëjmë një ekip të mirë sepse nuk kemi cilësi dhe lojtarë si në vitet 1970”,- siguroi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll