Sport

Brozovic, kroati i zikaltërve, pëlqehet te Barcelona për të zëvendësuar Busquets

Interi e vlerëson Marcelo Brozovicin me 25 milionë euro

13 Qershor 2023, 18:18 Nga DOSJA
Brozovic, kroati i zikaltërve, pëlqehet te Barcelona për të

SPANJE - Gjetja e një zëvendësuesi për Sergio Busquets është prioriteti i madh i FC Barcelonës, përsa i përket transferimeve. Sipas rëndësisë, figura e mesfushorit është thelbësore për stafin teknik, me Xavi Hernandez në krye. Dy nga emrat që prej disa kohësh janë në listën e kandidatëve, ishin kapitenët e skuadrave që luajtën në finalen e Champions League, Manchester City dhe Inter.

Për 32-vjeçarin gjerman, Ilkay Gündogan, në Spanjë raportohet se FC Barcelona i ka ofruar një kontratë për tre sezone dhe se ai është në pritje të një përgjigje të afërt, me kundërsulmin e vendosur të Cityt, me vullnetin për ta mbajtur gjermanin, i cili është një preferenceë për trajnerin e tij, Pep Guardiola. 

Kandidatura tjetër që ka qenë i lidhur fort me Barçën është Marcelo Brozovic. Kroati, në moshën 30-vjeçare, tregoi cilësinë dhe hierarkinë e tij si mesfushor mbrojtës në finalen e Stambollit. “La Gazzetta dello Sport” raportoi se, me një kontratë në fuqi deri në vitin 2026, Brozovic nuk konsiderohet më një element vendimtar në projekt, duke theksuar se edhe drejtori sportiv Giuseppe Marotta tashmë po kërkon një zëvendësues për të. 

Përflitet se finalja e Champions League mund të ishte ndeshja e fundit për mesfushorin e zikaltërve për arsye të ndryshme: duke i dhënë Hakan Calhanoglu një gradë më të lartë. Për Brozovic, Interi do të kërkonte rreth 25-30 milionë euro, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Brozovic është i hapur për gjithçka. Ai ndihet mirë në Milano, edhe pse në të njëjtën kohë nuk ndjen të njëjtën mbështetje si në vitin 2022, kur Inter bëri përpjekje për ta mbajtur atë. Për skuadrën milaneze, heqja e dosjes së Brozovic do të lehtësonte faturën e pagës së tij, pasi ndërkombëtari kroat është më i paguari në skuadër pas Romelu Lukakut. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll