Sport

Inter Miami i bën një ofertë të rëndësishme mëngjerashit Jordi Alba...

Ish-lojtari i Barcelonës ka edhe interesimin e Athletic Madridit, Interit dhe Benficas

13 Qershor 2023, 17:55 Nga DOSJA
Inter Miami i bën një ofertë të rëndësishme

SPANJE - Nënshkrimi i Leo Messit me Inter Miami ka tërhequr vëmendjen për klubin e Amerikës së Veriut. Gjithashtu ardhja e argjentinasit mund të jetë një magnet për nënshkrimin e ish-shokëve të tij te Barcelona dhe në klube të tjera. 

Emri i Sergio Busquets është lidhur prej kohësh me klubin e David Beckham, duke pasur parasysh interesimin e atyre nga Miami për nënshkrimin e tij. Në orët e fundit, siç publikon argjentinasja “Olé”, Interi i Amerikës Veriore është interesuar edhe për Jordi Alba, dikur ish-mbrojtës i majtë i FC Barcelonës.

Alba është një lojtar me të cilin Leo Messi ka treguar një lidhje të ngushtë si brenda dhe jashtë fushës. Pasimet e Leos për Jordit në krahun e majtë dhe krosimet e katalanasit ishin një lidhje e njohur për tifozët culé. Dhe jashtë fushës, familjet e të dyve kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte një zëvendësues i rregullt për Xavi, Alba realizoi gjashtë asistime dhe nënshkroi dy gola, njëri prej tyre veçanërisht i rëndësishëm për të fituar titullin e ligës, kundër Osasuna në “Camp Nou”. 

Jordi Albas nuk i mungojnë propozimet, pasi u lirua nga kontrata me FC Barcelona. Në fakt, shtypi spanjol tashmë ka publikuar se Interi, Benfica dhe Atlético Madridi janë interesuar për situatën e tij, duke kontaktuar me agjentin e tij, Vicente Forés. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll