Sport

Leo Messi i sinqertë: “Në parim nuk mendoj se do të jem në Botërorin e ardhshëm”

"Unë mendoj se jo. Ai ishte Botërori im i fundit",- ka thenë Leo në një intervistë për median sportive kineze Titan Sports

13 Qershor 2023, 16:25 Nga DOSJA

Leo Messi i sinqertë: “Në parim nuk mendoj se do të jem

KINE - Kapiteni i skuadrës argjentinase të futbollit, Lionel Messi, tha të martën se nuk është në planet e tij që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në vitin 2026.

"Unë mendoj se jo. Katari ishte Botërori im i fundit. Do të shoh se si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm",- tha ylli argjentinas në një  intervistë për median sportive kineze “Titan Sportive”.

Leo Messi i sinqertë: “Në parim nuk mendoj se do të jem

Leo luajti Botërorin e tij të pestë në Katar dhe u shpall kampion me Argjentinën. Ai kishte marrë pjesë më parë në edicionet 2006, 2010, 2014, 2018, pa mundur të fitonte asnjë prej tyre: më afër që kishte qenë në vitin 2014 kur luajti finalen me ‘Albiceleste’ dhe e humbi kundër Gjermanisë.

Në bisedën e zhvilluar në llogarinë zyrtare të revistës sportive, në aplikacionin kinez të videove të shkurtra Kuaishou, nënshkrimi i fundit i Inter Miamit, iu përgjigj pyetjeve aktuale me interes për tifozët kinezë, për të cilat ai tha: "Ata kanë qenë gjithmonë të mirë me ne".

Leo Messi deklaroi se kishte parë finalen e Champions League të fituar nga Manchester City dhe tha, se Pep Guardiola, me të cilin mban “kontakte të shpeshta”, pas titullit kontinental ka treguar se “ai është trajneri më i mirë në botë”. Një pozicion të cilin Messi nuk e aspiron në të ardhmen, ndonëse la një derë të hapur, duke theksuar se “nuk është e qartë” nëse mendimet e tij nuk do të ndryshojnë me kalimin e viteve.

Leo Messi i sinqertë: “Në parim nuk mendoj se do të jem

Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, ku do të luajë dy miqësoret e fundit, kundër Australisë në Pekin, të enjten dhe kundër Indonezisë në Xhakartë në datën 19. Dueli i ‘Albiceleste’ kundër ‘Socceroos’ do të jetë rishfaqja e përballjes që ata patën më 3 dhjetor në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al-Rayyan në fazën e 16-të të Kupës së Botës Katar 2022, ku skuadra e Lionel Scaloni fitoi 2-1 me shumë vështirësi me golat e Messit dhe Julián Álvarez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll