Sport

De Ligt do t’i mungojë “portokallinjve” në sfidën për Nations League…

Qendërmbrojtësi i bavarezëve gjatë stërvitjes është dëmtuar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Koeman

13 Qershor 2023, 12:24 Nga DOSJA
De Ligt do t’i mungojë “portokallinjve” në

HOLANDE - “Portokallinjtë” e Holandës do të luajnë nesër gjysmëfinalen e parë të Nations League kundër Kroacisë, ndërkohë që trajneri Ronald Koeman do të duhet të përballet me mungesa të konsiderueshme. 

Pas mungesës së konfirmuar më herët Memfis Depay, dje edhe mbrojtësi Matthijs de Ligt u dëmtua dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Për vendin e lojtarit 23-vjeçar të Bayern Munichut, trajneri holandez thirri 33-vjeçarin me përvojë, Daley Blind, i cili edhe këtë sezon luajti për kampionët e Gjermanisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll