Sport

Ronaldo 'befason' një shok të ri te Al Nassr: “Ai erdhi në ditëlindjen time, pa e ftuar unë”...

Anderson Talisca ka kujtuar një incident përrallor me Cristiano Ronaldon. CR7 shkoi në ditëlindjen e brazilianit, edhe pse ai nuk ishte i ftuar.

13 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Ronaldo 'befason' një shok të ri te Al Nassr: “Ai

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është një koleg i Anderson Talisca te Al-Nassr. Pas dy ditëve të para në Riad, pa asnjë siklet, Cristiano Ronaldo nuk e mori parasysh se është i sapoardhur, dhe shkoi në ditëlindjen e mesfushorit brazilian, megjithëse nuk ishte i ftuar.

“Në fakt ne jemi njohur për një kohë të gjatë, sepse kur unë isha te Benfica, agjenti im ishte Jorge Mendes, i cili gjithashtu përfaqësonte Ronaldon, kështu që ne tashmë njiheshim.

Jemi takuar dhe kemi biseduar shumë herë. Vetëm dy ditë pasi mbërriti në Arabinë Saudite, ai erdhi në ditëlindjen time, pa e ftuar unë”,- tha Talisca, lojtari i Al-Nassr pa e fshehur habinë e tij për këtë vizitë befasuese në podcastin “Fora do Jogo”.

Ronaldo 'befason' një shok të ri te Al Nassr: “Ai

Të dy futbollistët e njihnin njëri-tjetrin që më pare, kjo sepse ata kishin të njëjtin agjent, ai ishte Jorge Mendes dhe tani ishin bashkëlojtarë në skuadrën saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll