Sport

SKANDALI! Uli Hoeness i bindur se Matthaus po përpiqet të sabotojë Bayern Munich…

Uli Hoeness beson se Lothar Matthaus do të synonte të sabotonte Bayern Munich. Si masë paraprake, Lothar Matthaus nuk do të ketë më akses në informacionet brenda klubit për një vit.

13 Qershor 2023, 11:40 Nga DOSJA

SKANDALI! Uli Hoeness i bindur se Matthaus po përpiqet të

GJERMANI - Uli Hoeness dyshon se ish-lojtari i Bayernit, Lothar Matthaus, ka nxjerrë informacione konfidenciale nga brenda klubit. Aktualisht, ish-fituesi i “Topit të Artë” është bërë analist televiziv, por filloi të publikonte gjithnjë e më shumë strategjitë e kampionëve gjermanë.

Madje, gjatë gjithë këtij sezoni, ish-mesfushori i bavarezëve nuk është përmbajtur dhe ka kritikuar shumë ashpër Bayernin, por edhe ka “lëshuar” disa informacione për largime të mundshme. Ish-presidenti i klubit të Mynihut nuk ka duruar më dhe ka njoftuar Matthaus se nuk do të ketë më akses në informacione brenda klubit.

"Në 12 muajt e ardhshëm, Lothar do të marrë gjithnjë e më pak informacion, sepse ne do t'i ndërpresim burimet e tij”,- tha Uli Hoeness.

SKANDALI! Uli Hoeness i bindur se Matthaus po përpiqet të

“Nuk kam marrë asnjë informacion nga FC Bayern. Unë shoh se çfarë po ndodh në terren, flas me njerëzit. Unë flas për atë që perceptoj. Por unë nuk kam marrë asgjë. Kjo deklaratë e Hoeness është e pakuptimtë, më fal. Po ashtu shoh që skuadra nuk po funksionon apo disponimi është i keq”,- tha ish-lojtari i kombëtares gjermane.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” është i bindur se disa lojtarë të rëndësishëm do të largohen nga skuadra bavareze. “Unë mendoj se katër ose pesë lojtarë do të largohen nga FC Bayern. Dhe mund të jetë dikush që askush nuk e pret. Edhe një ndërkombëtar gjerman. Çfarë do të ndodhë me Joshua Kimmich, i cili dëshpërimisht dëshiron të luajë si numri gjashtë?

A qëndron Leon Goretzka? Çfarë planesh kanë Thomas Tuchel dhe drejtuesit e klubit me Leroy Sané, Serge Gnabry, Marcel Sabitzer, Ryan Gravenberch dhe Alphonso Davies?  Shumë nga transferimet më të fundit të bëra në Mynih kanë qenë të lojtarëve të kërkuar nga Nagelsmann dhe janë miratuar dhe mbështetur nga Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn.

SKANDALI! Uli Hoeness i bindur se Matthaus po përpiqet të

Asnjë nuk është tani në klub. Ka ardhur koha e Tuchel. Personalisht, nuk mendoj se kjo skuadër duhet të ndryshohet shumë. Nëse çdo lojtar do të jepte më të mirën, atëherë kjo skuadër do të luftonte për Champions League. Por tashmë është sezoni i dytë radhazi në të cilin ai nuk formohet sipas pritshmërive, ndaj do të ketë ndryshime të rëndësishme”,- ka thënë Matthaus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll