Sport

Premier League po planifikon të vendosë një kufi për pagat e futbollistëve

Premier League po planifikon të vendosë një kufi në paratë që klubet do të shpenzojnë për pagat e lojtarëve, në mënyrë që ta mbajë ligën konkurruese dhe të shmangë një hendek të madh.

13 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Premier League po planifikon të vendosë një kufi për pagat e

ANGLI - Premier League do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të martën dhe të mërkurën, ku një nga temat që pritet të diskutohet është, nëse do të vendoset një kufi për paratë që klubet shpenzojnë për pagat e lojtarëve, për të rritur konkurrencën në ligë, sipas “Times”.

Një nga shtatë opsionet që kualifikohen, është të hyjë rregulli i katërfishit të asaj që skuadra e fundit merr nga të drejtat televizive, gjë që nuk është specifike.

Arsyeja që ata po mendojnë ta bëjnë këtë është për shkak të hendekut të madh ekonomik që do të zgjerohet, për shkak të skuadrave të Champions League dhe Kupës së re të Botës për Klube.

Në sezonin 2021/22 Norwich që ishte në fund mori 116 milionë euro. Skuadra që harxhoi më shumë para për paga ishte United, që shpenzoi 446 milionë euro, kështu që me atë kufi ata ishin të ligjshëm.

Një plan tjetër që po shqyrtohet është që kostot totale (pagat dhe transfertat) të arrijnë në 85% të të ardhurave. UEFA po shqyrton të njëjtën masë, por me një përqindje më të ulët (70%).

Premier League po planifikon të vendosë një kufi për pagat e

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll