Sport

Carlo Ancelotti, dy vjet pasi është larguar nga Anglia, ka paditur Evertonin...

Trajneri italian ka paditur Everton, për mos shlyerje të marrëveshjeve të nënshkruara mes palëve.

13 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti, dy vjet pasi është larguar nga Anglia, ka paditur

SPANJE - Carlo Ancelotti do të çojë në gjyq ish-skuadrën e tij Everton, pasi ende nuk është shlyer financiarisht.

Sipas mediave angleze, padia e trajnerit italian të Real Madridit ka të bëjë me “marrëveshjet dhe kontratat e përgjithshme tregtare” dhe çështja do të gjykohet në një gjykatë të lartë në Londër.

“The Guardian” raporton se nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me veprimin ligjor të Ancelottit, ndërsa Everton nuk pranoi të komentojë mbi raportin. 

‘Blutë’ e Liverpool po përballen me disa probleme financiare, pasi ndërtimi i stadiumit të ri i ka “përgjakur” financat e skuadrave. Madje, dje ata kanë njoftuar largimin e tre anëtarëve të menaxhmentit të saj.

Ancelotti mori drejtimin e Evertonit në dhjetor 2019 dhe qëndroi deri në fund të sezonit 2020/21, duke e menaxhuar skuadrën në 67 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll