Sport

VIDEO/ Grealish i përgjërohet Bernardo Silvës të qëndrojë: “Të lutem, mos ik!”…

Jack Grealish është “rekrutuar” nga Manchester Cityt për të bindur Bernardo Silvën të qëndrojë. Mesfushori portugez ka marrë një ofertë nga Parisi, ndërkohë që e pretendon edhe Barcelona.

13 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Grealish i përgjërohet Bernardo Silvës të

ANGLI - Manchester City ka festuar të hënën me miqtë e tij në qytet fitimin e triplets. Shiun që nuk e pengoi as Guardiolën dhe lojtarët e tij që ndodheshin në autobus, të gëzonin me tifozët e shumtë të “Qytetarëve”, që kishin mbushur rrugët e Manchesterit.

Lojtarët e Guardiolës fillimisht kanë udhëtuar me tramvaj dhe aty Jack Grealish është “kapur” në kamerat, duke iu lutur Bernardo Silvës, duke i thënë “të lutem mos u largo”, por edhe me gjestin karakteristik të duarve.

Më herët është raportuar se Paris Saint-Germain është mjaft i prirur për ta blerë sulmuesin portugez, madje duke ofruar Cityt, edhe Marco Verrattin dhe Gigi Donnarumma për shkëmbim.

Shikojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll