Sport

Partizani nga duart e një italiani tek një kroat, prezantohet trajneri i ri!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Zekic merr drejtimin e “Demave” për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues.

13 Qershor 2023, 10:03 Nga DOSJA

Partizani nga duart e një italiani tek një kroat, prezantohet trajneri

TIRANE - Tashmë është zyrtare, Zoran Zekic është trajneri i ri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Zekic merr drejtimin e “Demave” për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Ndërkohë që në postimin e publikuar nga Partizani është edhe drejtori sportiv i ri Arbër Abilaliaj.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Welcome Zoran Zekic

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekic. 49-vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Në sezonin e fundit Zekic ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekic vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Partizani nga duart e një italiani tek një kroat, prezantohet trajneri

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll