Sport

Paris Saint-Germain, Donnarumma dhe Verratti tek City për Bernardo Silva!

Sipas gazetarit francez Sandy Auna, Paris Saint-Germain i ka ofruar Manchester Cityt Marco Verratti dhe Gianluigi Donnarumma në ofertën e tyre për Bernardo Silva - Përgjigja e anglezit është negative.

13 Qershor 2023, 09:03 Nga DOSJA
Paris Saint-Germain, Donnarumma dhe Verratti tek City për Bernardo Silva!

ANGLI - Sezoni përfundoi në mënyrë perfekte për Bernardo Silvan. Mesfushori portugez ishte një kontribues kyç në planet e Pep Guardiolës në garën e Manchester Cityt drejt tripletës, por e ardhmja e tij te Citizens nuk është aspak e sigurt.

28-vjeçari është një nga objektivat e parë të Luis Campos për Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm dhe që nga fundi i vitit zhvillimet po “rrjedhin”. Sipas gazetarit francez, Sadi Auna, parisienët kanë arritur një marrëveshje verbale me palën e futbollistit ndërkombëtar dhe “OK” i City mbetet tashmë.

Kampionët francezë hodhën në tavolinën e bisedimeve emrat e Marco Verrattit dhe Gianluigi Donnarumma-s, si shkëmbime të gjalla për të marrë shërbimet e Silvës, por qytetarët nuk... u prekën.

Në sezonin e tij të gjashtë nën Pep Guardiolën, ai shënoi shtatë gola dhe dha tetë asistime në 55 paraqitje. Kontrata e tij me Cityn është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll